Albin Kurti i thotë Hisen Berishës: Mos e tako Fatmir Shehollin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar deputetit të PDK-së, Hisen Berisha që të mos e takojë më Fatmir Shehollin.

Sipas Kurtit, kjo do t’i bënte nder të madh shtetit të Kosovës, raporton Klan Kosova.

“Unë nuk e kuptoj Hisen Berishën, vjen në orën e tetë të diskutimit dhe flet me fjalim të shkruar”, ka thënë Kurti.

“Ju mund ta ndihmini shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për juve, mos e tako Fatmir Shehollin”, ka shtuar ai.

Drejtori për Marrdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar se është dëshmitar në Gjykatën Speciale në rastin e krerëve të UÇK-së.