Është rrahur vëllai i Marko Rosiqit, të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Marko Rosiq është një prej personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Derisa sot, vëllai i Rosiq, Milloshi, ka qenë cak i një sulmi fizik në një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Millosh Rosiq ka folur rreth këtij sulmi për “Kosovo Online”.

“Unë këtë e shoh si një sulm ndaj familjes time dhe jo personalisht ndaj meje. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit”, ka thënë Rosiq për Kosovo Online.

Lidhur me rastin ka folur edhe personi tjetër që ka qenë cak i këtij sulmi.

“Sot, derisa ishim ulur përpara kafenesë “soprano”, persona të panjohur u afruan dhe na sulmuan. Na goditën me shishe në kokë”, ka thënë Radomir Simoviq, derisa ka pretenduar se sulmuesit janë shqiptarë.

“Ata ndoshta janë shqiptarë, sepse na shanë në gjuhën e tyre, ndërsa na rrihnin”, ka thënë Radomir Simoviq.

Lidhur me rastin ka folur edhe Brasnislav Radoviq nga Stacioni Policor i veriut. Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:13 në terasën e kafenesë “Soprano”, derisa njëjtë sikur Simoviq, edhe Radovoiq thotë se personat që kanë kryer sulmin kanë folur shqip.

“Sot në orën 11 e 13 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicën e Veriut në kopshtin e kafenesë ‘Soprano’, të rinjve të S.R dhe M.R të kombësisë serbe iu afruan dy persona të panjohur, të cilët i shan në shqip dhe i goditën me gotë në kokë”, ka thënë Radoviq.

Ai shtoi se tani për tani, sulmuesit e panjohur për  policinë dhe se janë larguar në drejtim të urës kryesore drejt pjesës jugore të qytetit.