Kelmendi për ‘Open Ballkan’: Serbia nuk është përfituesi kryesor i saj

Afaristi Ramiz Kelmendi ka folur lidhur me ‘mini-shengenin’, e që së fundmi u quajt “Ballkani i Hapur”.

Kelmendi tregoi se kush është përfituesi kryesor i kësaj nisme, e që sipas tij në fakt nuk është Serbia.

“Unë nuk kisha thënë që Serbia do të jetë përfituesi kryesor. Përfituesi kryesor është ai që analizon cka unë do të përfitoj nga kjo ide”, është shprehur Kelmendi në T7.

Ndërsa për politikën në rrafshin vendor, Kelmendi tregoi se a vazhdon të jetë pjesë e PDK-së.

“Nuk kam afinitet për lëvizje, për arsye se ndoshta edhe mosha po më tregon kapak se ndoshta edhe mendimet edhe përvoja ime mundet mos me qenë më pjesë e interesit të liderëve politik”, shtoi ai.