Exit Poll-i i RTK-së: VV fitues i zgjedhjeve!

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.

“Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.