Facebook regjistron dështimin e parë vjetor sa u përket fitimeve

Facebook ka regjistruar dështimin e parë vjetor sa u përket fitimeve, derisa përpjekjet për të reaguar ndaj shqetësimeve për sigurinë dhe privatësinë ndikuan në bilanc.

Gjigandi i teknologjisë, që zotëron Instagramin dhe WhatsApp-in, ka njoftuar se fitimet ranë në 16% në vitin 2019, përkatësisht në 18.4 miliardë dollarë, transmeton KTV. Ky dështim erdhi pavarësisht programit të suksesshëm me reklama, që shënoi rritje prej 27 për qind vitin e kaluar.

Facebooku i befasoi investitorët në vitin 2018, kur paralajmëroi ndryshime në mbrojtjen e privatësisë dhe moderimin e përmbajtjes në platformë.

Facebook është përballur me kritika për trajtimin e lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s në SHBA, si dhe për ndarjen e të dhënave të përdoruesve me kompaninë Cambridge Analytica.

Në korrik, rregullatorët amerikanë e gjobitën me 5 miliardë dollarë kompaninë Facebook, për shkak të shkeljeve të privatësisë.