Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë deri në mesditë kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjellë shtim të vranësirave gjeneruar reshje të izoluara shiu, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore. Ndërsa nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke u luhatur nga -3°C mëngjesi deri në 16°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.