Fajon: Ne u pajtuam me ministrin Vitia që masat e reja të jenë të kufizura në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore

Eurodeputetja Tanja Fajon njoftoi për një bisedë që ka pasur sot me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Fokusi.info.

Ajo shkroi në Twitter se i përkrah përpjejket e ministrit për ta luftuar përhapjen e koronavirusit, por thotë se janë pajtuar që masat e ndërmarra në Kosovë duhet të jenë në përputhje me të drejtat themelore.

“Sapo fola me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Arben Vitia. Unë përkrah fuqishëm përpjekjet e tij kundër pandemisë Covid 19. Për ta evituar sëmudjen, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjithë masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore”, ka shkruar Fajon.