Falcao tranferohet në Galatasaray

Sulmuesi i njohur kolumbian, që ka bërë karrierë në La Liga, Premier Ligë dhe në Ligue 1, Radamel Falcao, tashmë pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i kampionit të Turqisë, Galatasaray.

Futbollisti 33 vjeç pritet që të arrijë nesër në Stamboll për tu zyrtarizuar si lojtar i ri i Galatasarayit.

Falcao në stinorin e kaluar ka shpëtuar Monacon në elitën franceze duke shënuar 15 gola, ndërsa në tre stinorët e fundit me ekipin nga Ligue 1 ka pasur mesatarisht 20 gola të shënuara në të gjitha garat.

Së fundi, ai nuk ka qenë i përfshirë në ndeshjet e Monacos, duke qenë se ka pasur një lëndim të lehtë.

Në anën tjetër, Galatasaray në tre ndeshjet e fundit në Superligën turke ka shënuar vetëm 4 gola, dhe vetëm dje ka arritur të shënojë toren e parë të stinorit, duke e mposhtur Kayserisporin 2-3 si mysafir.

Kampionët e Turqisë gjithashtu do të kenë punë tepër të vështirë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve këtë stinor, pasi që janë në një grup me kampionin e Francës, Paris St Germain, rekord-kampionin evropian Real Madrid dhe kampionin e shumështë të Belgjikës,
Brugge.