Falja e tatimit në pronë, LDK bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal e cila po mbahet këtë të enjte, ku po diskutohet për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për kryeqytetin.

Në seancë nuk po merr pjesë as kryesuesi i Kuvendit Komunal nga LDK-ja, Pëllumb Bajçinovci e as kryetari Përparim Rama.

Të pranishëm në seancë janë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë propozuar faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerë 100 euro.

Po ashtu, në seancë po marrin pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe të NISMA-s, të cilët thanë se janë pro faljes së tatimit në pronë pasi e lehtëson jetën e qytetarëve.