Familja shqiptare përfshihet në një konflikt me një grup tunizianësh në Itali, i hynë në shtëpi me hanxhar dhe thika për të vjedhur

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, në Livorno, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt pasi katër persona tunizianë janë futur në shtëpinë e tyre për të vjedhur sende me vlerë. Ata kishin hanxharë dhe thika në dorë.

Sipas mediave të huaja, nuk ka të lënduar dhe lajmërimi në polici është bërë nga banorët e zonës pasi dëgjuan zhurmat dhe bërtitjet e familjarëve. Por pa mbërritur agjentët në vendin e kallëzimit, katër sulmuesit, ndoshta të alarmuar nga sirenat e makinave të policisë, u larguan. Siç raportojnë mediat italiane, familja shqiptare në atë zonë nuk kishte konflikte me askënd dhe gëzonte respektin e të gjithëve.

Ndërkohë po hetohet dokumentimi i plot i ngjarjes.