Fillon takimi Thaçi-Kurti: Kryeministër, e kemi ba pa durë

Kryeministri Albin Kurti, më në fund është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Thaçi dhe Kurti kanë filluar takimin e shumëpritur dhe disa herë të refuzuar pa shtrëngim duarsh, krejt kjo me arsyen për koronavirus.

Me t’u takuar, Thaçi i është drejtuar Kurtit, “Kryeministër, e kemi ba pa durë”, ka thënë Thaçi.

Kurti që për qëllim ka përafrimin e qëndrimeve të politikës së jashtme me Thaçin këtë herë pranoi ftesën e tij.

Pas këtij takimi ata do të ju drejtohen mediave për të treguar se çfarë biseduan në takim mes tyre.