Familjarët e Furyt nuk e duan rimeçin me Wilderin

Boksieri britanik, Tyson Fury, mund të jetë pro rimeçit me Deontay Wilderin, por familja e tij definitivisht është kundër. Kështu së paku vlerëson vetë boksieri amerikan, kampioni i peshës së rëndë në versionin WBC, Wilder.

Fury me Wilderin ishin ndeshur në dhjetor të vitit të kaluar, meç që kishte përfunduar baras, por shumë e vlerësuan se Fury ishte triumfues. Të dy taboret e boksierëve kanë thënë se janë duke u finalizuar bisedimet dhe rimeçi mes tyre do të ndodhë vitin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Por, sipas Wilderit, familja e Furyt nuk preferon shumë që të mbahet ky meç.

Ai nokdaun i tmerrshëm që Wilder i dha në raundin e 12-të në meçin e parë, është një nga arsyet.