Selmani deklarohet pas fitores: Goli për Kosovën ishte ëndërr nga fëmijëria

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi i Kosovës që realizoi super-gol në pjesën e parë, Astrit Selmani u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

Selmani tha se goli për Kosovën ishte ëndërr e tij nga fëmijëria.

“Është një ëndërr që nga fëmijëria të shënojë për Kosovën. Është kënaqësi e madhe për mua. Nuk ka gjë më të bukur se të luajë për Kosovën, për tifozët”, tha Selmani pas ndeshjes, përcjell Demokracia.com.

Kujtojmë se reprezentacioni i Kosovës pesë ditë më vonë do të vizitojë Zurichut për t’u ndeshur me Zvicrën në një tjetër takim kontrollues.