“Fantazma e Kievit” është vrarë – zbulohet identiteti i pilotit që ishte “makth” për rusët

Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se është vrarë në betejë; ai thuhet se ka rrëzuar disa avionë rusë.Vdekja e pilotit enigmatik u raportua nga “The Times of London”, me këtë rast u zbulua për herë të parë edhe identiteti i tij, bëhet fjalë për Major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije, transmeton Telegrafi.

Tarabalka vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po luftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur, atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në luftime, Urdhri i Yllit të Artë, me titullin Hero i Ukrainës, sipas familjes së tij.Helmeta dhe syzet e tij – gjithçka që u pa nga ai kur zyrtarët ukrainas promovuan heroizmin e tij – tani do të dalin në ankand në Londër, thanë burimet për UK Times, derisa konfirmuan identitetin e Tarabalka-s.

Tarabalka u bë një legjendë misterioze kur qeveria ukrainas i dha vlerësoi pilotin e atëhershëm anonim për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë në ditën e parë të luftës.