Aksident i rëndë në Durrës, përplaset për vdekje një këmbësor

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa.

Shtetasi me inicialet A.Zh., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nuk dihen ende detaje rreth aksidentit.

Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.