Fatmir Limaj përsëri shpallet i pafajshëm për rastin “Bellanica”

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata shpalli verdiktin.

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

“Nuk provohen elementet e veprës penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza”, ka thënë gjykatësi.

Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Në fjalën përfundimtare prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësinë komanduese, ngase sipas organit të ndjekjes i akuzuari nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet. /kallxo.com/