Fatmir Limaj viziton familjen e Rexhep Selimit: Figurat kyçe të UÇK-së do të kthehen fitimtarë

Kryetari i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka qënderuar për vizitë tek familja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, i cili po mbahet në Hagë.

Limaj u shpreh se ish-bashkëluftëtari i tij dhe të tjerët do të kthehen triumfues nga atje.

Ai theksoi se është krenar me luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Klinë, në familjen e mikut tonë dhe bashkëluftëtarit, Rexhep Selimi, që për dy vite ai, bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.

Me dy vëllezërit e Rexhës, Ilaz e Naim Selimin, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues, ndaj shpifjeve e fabrikimeve që janë bërë kundër luftës së drejtë të UÇK-së.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme. – Fatmir Limaj