Faton Klinaku me një dedikim për Nasim Haradinajn, në 40-vjetorin e arrestimit të tij

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ia ka dedikuar një shkrim nënkryetarit të kësaj Organizate, Nasim Haradinaj, dhe familjes së tij në 40-vjetorin e arrestimit të tyre të parë, shkruan Fokusi.info.

Shkrimi i plotë i Klinakut:

Një jetë në shërbim të atdheut!

Sot e 40 vite më parë, për veprimtarinë e tyre patriotike kundër pushtuesit, burgosen Ismail Haradinaj, Nasim Haradinaj, Shqipe Haradinaj e Agron Haradinaj.

Nasim Haradinaj bashkë me familje u edukuan dhe u frymëzuan nga babai i tyre Ismajl Haradinaj. Kjo familje ishin promotor dhe bartës të të gjitha ngjarjeve të mëdha historike që filluan në vitin 1981 dhe mbaruan në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës. Baca Smajl ishte ideolog i brezave të ri. Nasimi lajmëtar i lirisë. U kalit nëpër burgje bashkë me tërë familjen pa dallim djem e vajza, të gjithë të përkushtuar për një qëllim-Lirinë.

Sot e 40 vite më parë, baca Smajl por edhe Nasimi, Shqipja e Agroni u deklaruan para gjyqit serbo-jugosllav se pa liri dhe pavarësi të Kosovës nuk ka Jugosllavi, dhe ashtu doli. Nasimi kur ishte në Izolim bashkë me shumë intelektual të Kosovës e deklaroi Jugosllavinë e shpërbërë dhe ashtu doli. Nga viti 2000 e këndej ishte përqëndruar për shtetndërtim dhe shpalljen e shtetit të pavarur gjë që u arrit më 2008. Edhe tash nga Haga, Nasimi është bërë zë i fuqishëm që po jehon anë e kënd planetit për padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së. Edhe pse Nasimi është në Hagë, pas vetes ka një ushtri të tërë të gatshëm për t’i realizuar idetë e tij për unitet e bashkim kombëtar. Edhe kjo do të ndodhë. Do të ndodhë edhe lirimi i tyre nga Haga sepse bota e ka bërë një padrejtësi që nuk falet.

Nasimi, si çdo ngjarje tjetër, me siguri se 40 vjetorin e ka shënuar sonte me shokët në burgun e Hagës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159151971917720&id=553212719