FB: Bonus për punonjësit që merren me çështjet sociale në kompani

Rrjeti social Facebook do të akordojë bonuse për punonjësit të cilët përparojnë në çështje sociale të rëndësishme duke u distancuar nga rritja ekonomike ambicioze që kompania ka adoptuar deri më tani.

Kriteret e bonusit lidhen me çështje që kanë krijuar probleme për shoqërinë, siç është përhapja e lajmeve të rreme, privatësia dhe siguria.

Deri tani, kompania Facebook ka vlerësuar punonjësit e saj për kontributin e performancës së tyre në rritjen e numrit të përdoruesve dhe në faktorët ekonomikë të bazuar përmes efikasitetit më të madh komercial.