Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së të hënën protestojnë ndaj Kurtit: Kryeministër, mos na shkel në gjak

Të hënën, duke filluar nga ora 12, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbahet protestë nga ana e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, kundër Albin Kurtit.

“Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tenitmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqit: fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”” thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.

“Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t`u distancuar dhe për t`i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë” përfundon njoftimi.

https://facebook.com/events/s/proteste-kryeminister-mos-na-s/693361645670414/