Ferizaj futet në karantinë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pranuar sot vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës Komuna e Ferizajt shpallet zonë karantinë, bëhet e ditur me anë të një njoftimi në faqen e kësaj komune në Facebook.

Kjo erdhi pas 18 rasteve të konfirmuara mbrëmë të infektuar me virusin COVID-19, që çoi numrin në 20 të ferizajasve të prekur me koronavirus.