Për tri ditë u zhdukën tre anëtarë të një familje në Fushë Kosovë, por cila është arsyeja?

Sot në mëngjes është raportuar se tre persona nga e njëjta familje në Fushë Kosovë dje janë raportuar të zhdukur. Të njëjtit sot janë gjetur dhe Sinjali iu sjellë detajet rreth rastit.

Dje një burrë kishte raportuar në Polici se tre anëtarë të familjes së tij kanë dalë nga shtëpia para dy ditësh dhe nuk din asgjë për vendndodhjen e tyre.

Ai ka deklaruar në Polici se bëhet fjalë për vajzën e tij, nusen e djalit dhe nipin e tij.

Sinjali mëson se të tre personat e raportuar të zhdukur jetojnë në lagjen “38” në qytetin e Fushë Kosovës dhe janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç njoftojnë burimet e Sinjalit, dy gratë me inicialet A.B dhe V.I dhe djali me inicialet L.B kishin ikur nga familja e tyre për shkak të një mosmarrëveshje që kishin mes vete.