Feronikeli dhe Trepça ’89 kalojnë në finale të Kupës së Kosovës

Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë siguruar kalimin në finale të Kupës së Kosovës për sezonin 2018/2019.

Liderët e Superligës së Kosovës, kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit, duke e mposhtur skuadrën nga Suhareka 2:0 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Feronikeli e kishte fituar edhe ndeshjen e parë kundër Ballkanit,me rezultat 2:1.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Trepça ’89 edhe pse është mposhtur nga Vëllaznimi me rezultat 0-1, ka kaluar në finale, falë fitores 4:0 në ndeshjen e parë.