Feronikeli kalon në finale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve (video)

Feronikeli e ka mposhtur me rezultat minimal 1 – 0 skuadrën e Lincoln Red Imps, në ndeshjen gjysmëfinale e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Feronikeli kaloi në epërsi vetëm pas tre minutave, ku Mendurim Hotin shënoi pas një depërtimi të bukur për 1 – 0, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës nga Drenasi në Ligën e Kampionëve.

Pas dy dite, Feronikeli do të ndeshet me kampionin e Andorrës, Santa Coloma në finalen e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve.