Feronikeli me njoftim për biletat e ndeshjes kundër Slovan Bratislava

Të martën, më 30 korrik, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli zhvillon takimin kthyes për kualifikime të Europa League, ndaj Slovan Bratislava.

Nesër (e martë), prej orës 9:00, do të dalin në shitje biletat në këto pika:

Prishtinë: Dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Drenas: Restaurant Dijamant.

Komoran: Pizzeria Dijamant.

Çmimet e biletave do të jenë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Përendim: 10 Euro

VIP: 15 Euro.

Kujtojmë që ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.