Vuçiq: Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranoj Asociacionin

Ka përfunduar tashmë takimi disaorësh mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq është deklaruar në lidhje me takimin.

“Kam insistuar në Asociacionin. Nuk mendoj se Kurti ishte gati ta pranonte këtë tani. Ne do të shohim nëse do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj se është e mundur të arrijmë ndonjë lloj kompromisi, por kam frikë se do të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe është dashur të zbatohet”, nënvizoi ai. Vuçiq shprehu besimin e tij se do të jetë e mundur të kapërcehen lëvizjet e njëanshme që do të rrezikonin njerëzit në terren dhe se do të mund të punohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë”, deklaroi Vuçiq.