Festa e tepruar i “kushtoi” me arrestim një mërgimtari

Policia e Kosovës ka arrestuar një mërgimtar i cili në një aheng familjar ka shtënë me pistoletë disa herë në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar 5 gëzhoja të fishekëve, ndërsa është konfiskuar një pistoletë me një karikator.

I dyshuari është intervistuar, ku me urdhër të prokurorit është liruar për t’u paraqitur në prokurori.