Festë e madhe në sheshin “Adem Jashari” Skenderaj (video)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se sonte para shtatores së komandantit Adem Jashari, ka pasur festë në Sofrën tradicionale.

“Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.

Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar. Faleminderit që po na jepni mundësinë të festojmë me ju”, tha Jashari!