Merret vendimi përfundimtar: Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 14 shtator

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj është duke zhvilluar takim me drejtorët komunalë të arsimit rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Me këtë rast u bë e ditur se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e mësimit prej 12.4 milionë euro.

Ministri i Arsimit Ramë Likaj, tha se janë duke u bërë përgatitjet intensive që të organizohet mësimi në bazë të udhëzuesit që e kanë përpiluar.

“Tekstet mësimore jeni duke i pranuar dhe janë duke u bërë përgatitje intensive që ta organizojmë mësimin në bazë të udhëzuesit që e kemi përpiluar”, tha ai.

Në këtë takim është prezantuar edhe protokolli i reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, që do të përcaktojë mënyrën e reagimit të menaxhmentit të personelit të shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose personelit të shkollave.