Fetoshi: Në këto tre vjet Kurti ka dështuar t’i përgjigjet kërkesave politike

Artan Muhaxhiri analist politik tha se arsyeja që partitë opozitare nuk po kërkojnë zgjedhje është se, sipas sondazheve Kryeministri, Albin Kurti përsëri është afër 50%.

”Kryeministri Albin Kurti aktualisht edhe në sondazhe bindshëm është afër 50% edhe kjo është ideja që opozitarët nuk po kërkojnë zgjedhjet e reja, edhe ata e dinë i kanë informatat nga tereni që nuk kanë lëvizë”, tha Muhaxhiri.

Duke folur për mundësin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe qeverisjen tre vjeçare të Kryeminsitrit, Muhaxhiri tha se Kurti ka dështuar në përgjigjen e kërkesave politike të pragmatizimit amerikan.

”Në këto tre vjet Albin Kurit ka dështuar t’i përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave politike të pragamtizimit amerikan”, tha Fetoshi.

Mimoza Ahmetaj njohëse e integrimeve evropiane ka thënë se Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shumica në parlament i është kthyer bumerang.

”Se sa pak ka ditë Kryeministri me mendu politikisht në fillim se ai mendimi që e ka shumicën në parlament e ka bërë të jetë i plotëfuqishëm, por kur është ballafaquar me realitetin dhe gjitha ato të cilat duhet t’i gëllditë e ka parë që në të vërtetë ajo shumicë në paralment i është kthyer si bumerang, dhe aj do bënet qmos që në këtë kohë, periudh ta kishte një partner të koaliconit me veti që ta shtrinte përgjegjësinë, apo thënë më ndryshe ta barte përgjegjsinë komplet te partneri”, tha Ahmetaj. /RTV21/