FFK nuk ua jep klubeve kosovare parat e garantuara nga UEFA |DOKUMENT

Shtëpia me e madhe e futbollit UEFA që prej se Kosova është pranuar në të, ndan para për çdo vit për klubet më të suksesshme kosovare, edhe këtë vit ka ndodhur njëjtë nga UEFA, mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk ka dorëzuar parat tek klubet kosovare, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin më të ri të auditimit nga UEFA për vitin 2018, shihet se ajo i ka dhuruar Federatë së Futbollit të Kosovës një shumë prej 396.000 euro.

Por, FFK akoma këto para nuk i ka shpërndarë tek ekipet kosovare që kanë qenë të suksesshme gjatë kampionatit të vitit 2018.

Dy ekipet kosovare, FC Feronikeli dhe FC Prishtina akoma nuk kanë marrë parat e ndara nga UEFA, ani pse ju janë dorëzuar FFK’së.

Gjithashtu për vitin 2019 kanë qenë të dedikuar 430.000 euro për klubet kosovare, e të cilat FFK është dashur të shpërndahen deri me 14 dhjetor 2019 e te cilat klubet tona nuk i kanë marr ende.

Paratë që u takojnë nuk janë duke i marrë as shkollat e futbollit në Kosovë. UEFA-ja jep gjithmonë mjete financiare për shkollat dhe akademitë e futbollit në kuadër të programit për zhvillim.

Në kuadër të kësaj, secila shkollë dhe akademi do të duhej të mbështetej me nga 5000 deri në 8000 euro, gjë e cila nuk po ndodhë.

Më poshtë keni dy foto të shkëputura nga faqja zyrtare e UEFA’s ku ka publikuar shumën e parave që ka ndarë për të gjitha shtetet, në mesin e tyre edhe Kosova.