FIFA zgjedh Robert Lewandowski lojtarin më të mirë në botë për 2020, lë pas Messin dhe Ronaldon

FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit dhe atë e fitoi Robert Lewandowski i Bayern Munchen. Dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Lionel Messi dhe Christiano Ronaldo.

Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai mposhti konkurrencën e Alisson Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni).

Ndërsa, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klopp, i Liverpool. Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

FIFA publikoi edhe formacionin më të mirë të vitit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Leëandoëski, Cristiano./Fokusi.info/