Fillon gjurmimi i rasteve që kanë pasur kontakt me të infektuarin nga Istogu

Mbrëmë është shënuar edhe një rast me koronavirus në Komunën e Istogut.

Në Facebook, Komuna e Istogut ka bërë të ditur se po gjurmojnë të gjitha rastet e kontaktit të personit, që të merren masat e duhura për parandalim të virusit.

“Komuna e Istogut, mbrëmë ka pranuar informatën nga IKSHPK-ja se tashmë është shënuar edhe një rast i infektuar me COVID-19 në komunën e Istogut.
Shtabi Emergjent Komunal janë duke ndihmuar IKSHPK-në që të gjurmojnë të gjitha rastet e kontaktit të personit në mënyrë që të merren masat e duhura për parandalim të virusit.

Komuna e Istogut bashkë me stafin e QKMF-së në Istog dhe Policinë e Kosovës janë duke përcjellë vazhdimisht situatën e krijuar në teren dhe janë duke u marr gjitha masat për parandalimin e pandemisë. Kryetari Komunës së Istogut, Haki Rugova uron shërim të shpejtë për të infektuarin.
Apelojnë gjithë qytetarët që të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ju lutemi secilit të qëndroni në shtëpitë e juaja dhe të keni kujdes të shtuar.
Kujdes po, Panik Jo. “, thuhet në njoftim.