Fillon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë Kurti

Ka filluar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD) kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se është protestë masive.“Protesta është shumë e madhe. Po e shihni zemërimin qytetar.

Ju lus ta përcjellni protestën të cilën do ta vazhdojmë deri te Qeveria”, tha Nushi.

Ndërsa, Nusret Azemi, qytetar nga Fushë-Kosova, tha se shtrenjtimi i rrymës është goditje e madhe për popullin shqiptar, duke shtuar se po shkelet kushtetuta e Kosovës.