Fillon takimi i organizuar nga AAK me përfaqësues të partive politike, mungon LDK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para takimit me përfaqësuesit e partive politike ka thënë që do të diskutojnë lidhur me dialogun me Serbinë dhe qëndrimin që duhet të ketë Kosova në këtë proces dhe për taksën.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij që taksa nuk duhet të hiqet deri në njohje të Kosovës nga Serbia.

Vlen të përmendet se LDK nuk iu është përgjigjur ftesës së AAK-së, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po përfaqësohet nga Liburn Aliu.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, mediat kanë marrë pamje në fillim të takimit.