Finalizohet Propozim – Vendimi për krijimin e Tribunalit

Finalizohet Propozim- Vendimi për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë. Siç ka njoftuar kryetari i Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit, Memli Krasniqi, dokumenti do të procedohet në kuvend për votim.

“Si kryesues i këtij Komisioni, dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët, nga të gjitha partitë politike, për punën e palodhshme dhe kontributin konstruktiv në finalizimin e Propozim – Vendimit, të cilin do ta procedojmë për votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit”, shkruan Krasniqi.

“Dokumenti i harmonizuar është një bazë e mirë që Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet e tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, të formohet shpejt dhe të bëjë një punë efikase në arritjen e qëllimit tonë për të sjellë drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë.”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.