Prokurorja e rastit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan kërkon paraburgimin e tre të arrestuarve

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se në seancën e sotme dëgjimore për vrasjen e tre personave dhe lëndimin e një tjetri në fshatin Gllogjan të Deçanit, prokurorja e rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar.

“Prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit dhe këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai para mediave, njofton Klan Kosova.

Nikçi tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.

Gjatë seancës dëgjimore, e cila nisi nga ora 16:00, u panë forca të shtuara të Njësisë Speciale para Gjykatës Themelore në Pejë.