Fisnik Ismajli i reagon Albulena Haxhiut pasi përdori veturën zyrtare

Ish-deputeti Fisnik Ismajli ka reaguar pas publikimit të fotografive, ku shihet se si ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me veturë zyrtare e marrë djalin nga kopshti.

Ismajli ka shkruar se po t’i ndodhte dikujt tjetër, Haxhiu do t’i shkruante disa statuse deri tani.

Reagimi i plotë:

Tipka jo veç që i kish shkrue deri tash katër statusa tuj i qepue cilësdo ministre që e kish ba këtë gjest, por edhe s’e kish lanë pa e përmendë të paktën dy herë në fjalime në Kuvend.
Kam jetue boll gjatë, me i pa shumë që, qeshtu, me cikërrima e nisin, qysh e arsyetoi zavenci, e ku me e dijtë ku e bitisin. Uroj që përfundon qetu.Vetëpërmbajtja, sidomos kur je në pushtet, është e para cilësi njerëzore që nisë me u shalakatë. Të paktë janë ata që janë sprovue boll, e dijnë me e menaxhue.