Ndahet nga jeta tifozi 14-vjeçar i Partizanit

Luftoi deri në fund, por vdekja mposhti një djalë 14-vjeçar, që prej tre muajsh qëndroi në komë.

Tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça pësoi një aksident të rëndë, i cili rezultoi fatal për jetën e tij.

Kanë qenë tifozët e kryeqytetasve që kanë publikuar lajmin e kobshëm.

Renisi i vogël ndodhej në Turqi për një kurim më të specializuar.