Fjalimi madhështor i Edi Ramës: Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist

Edi Rama ka shpallur fitoren e PS në sheshin “Skënderbej” duke folur para socialistëve për të ardhmen e Shqipërisë. Kryeministri Rama tha në fjalën e tij para socialistëve që janë mbledhur në shesh për të festuar fitoren se mandati i tretë është më i forti që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej vitit 92’.

Rama para qytetarëve shqiptarë tha se “Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist, t’i bashkojmë forcat për Shqipërinë”.

Ky është vendi ynë dhe këtë vend s’mund ta duam me pjesë as s’mund ta ndajmë në pjesë. E di mirë e kam shumë të qartë që t thuash këtë që them sado me sinqeritet është shumë më e lehtë së sa ta bësh, jam më i gatshëm që përpiqem me gjithë forcat e mia që ta bëj. Nuk mjafton vetëm vullneti ynë,por duhet edhe vullneti i PD.

Kushdo që do ta drejtojë atë në 4 vitet e ardhshme. E kam provuar më shumë se një herë në jetën time se asgjë që njeriu e ëndërron me sy hapur nuk është e pamundur. Synimi është që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, në energji, bujqësi, shërbime cilësore, të shpejta, për çdo njeri të zakonshëm.

Me 4 porta nga qielli e 4 nga deti, me dy porta të reja tregtare, me korridorin blu të shpejtësisë të lartë, me dy parqet, me energji diellore, me Skavicën në Veri, Shqipëria mund ti hapë në 5 ose 6 vitet e ardhshme portat e të ardhmes për popullin e saj. Ky është një mega projekt kombëtar që kërkon një fuqi të madhe. Mandati i tretë është më i fortë që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej 92′. Do ta realizojmë me fuqinë e jashtëzakonshme.

Nëse arrijmë të bashkojmë forcat me PD, me të gjitha objektivat që na bashkojë, kjo dekadë do hyjë në histori jo vetëm për ça bëm por edhe çfarë nuk arritëm të bëjmë. Dy ndasitë e mëdha që vazhdojnë ta bëjnë të rrëshqitshme tokën e Shqipërisë, janë tmerrësisht të vështira për tu kapërcyer, po kaq e tmerrshme është të mos përpiqemi ti kapërcejmë dhe t’ja lejmë peshqesh të tjerëve.

Kam lindur shqiptar nuk kam lindur socialist, për mua demokratët janë shqiptarë pastaj demokrat, s’ka ku rri e keqja e madhe që të flasim shqip me njëri tjetrin sikur të jemi dy palë armiq.