Flamuri i Kosovës mbi atë të Rusisë në Kinë (VIDEO)

Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në Mastesin e zhvilluar në Kinë.

Në shtetin që nuk e ka njohur Pavarësinë, është dëgjuar himni i Kosovës dhe është ngritur flamuri.

Madje flamuri i Kosovës ishte mbi atë të Rusisë, pasi xhudistja ruse doli e treta.

Xhudo është sporti që e ka bërë Kosovën krenare edhe në vendet që më së shumti e kanë kundërshtuar shtetësinë.