Flamuri i Kosovës thyen rekordin e Guinnessit

Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja Arbnora Fejza Idrizi me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë, ka thyer rekordin e Guinnessit.

Artistja, në Palestren Sportive të Skënderajt, kësaj radhe ka krijuar mozaikun më të madh origami në botë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, transmeton Fokusi.info.

“Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë  ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë. Urime”, thekson kryetari i kësaj komune./Fokusi.info/