Thaçi në Thumane, tërmeti 5.6 shkallësh godet derisa ai flet me gazetarët

Një tërmet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash.

Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim ThaçiPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.