Flamuri shqiptar vendoset krah flamujve të tjerë në KS të OKB-së (VIDEO)

Flamuri i Shqipërisë tashmë është vendosur krah flamujve të tjerë të botës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB, nga Ferit Hoxha, përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në mes të zgjedhurve të OKB-së. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës”, ka shkruar Rama krah videos së publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Shqipëria tashmë është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat dy-vjeçar.

Ajo mori mbi dy të tretat e votave më 11 qershor për të fituar këtë mandat për herë të parë, pas 65 vitesh anëtarësim.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, që më 1 janar, kur u njoftua edhe për marrjen e këtij mandati, tha se prioritet kryesor i mandatit do të jetë lobimi për Kosovën.