Flet Abdixhiku pas takimit me LVV-në, ja çka u bisedua

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë zotuar se në qeverinë e re nuk do të ketë më shumë se 15 ministri. Por në takimin e grupeve punuese të këtyre partive i cili është zhvilluar në selinë e LVV-së, këto dy subjekte janë pajtuar për një numër edhe më të vogël.

Lumir Abdixhiku ka thënë se janë pajtuar në parim që të qeveria e re t’i ketë vetëm 12 ministri. Kjo dakordësi, thotë ai, në fund do t’i dërgohet liderëve politikë.

“Ajo çfarë është me rëndësi është se është punuar në 12 ministri dhe nga 2 zëvendësministra për secilën ministri”, ka thënë Abdixhiku.

Në mesin e çështjeve që LVV dhe LDK u pajtuan, është edhe bashkimi i Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe Ministrisë së Diasporës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane.

“Kemi folë që një pjesë e madhe e agjencive të bëhen pjesë e institucioneve përkatëse. Për bashkim të ministrive, për shembull kemi bërë fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Integrimeve Evropiane dhe Diasporës në Ministri të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane. Ministritë e Zhvillimit Ekonomik i kemi propozuar në disa kategori që po themi si skenar final i prezantohen liderëve politikë… Ministria e Kulturës dhe Sportit do të jetë ministri e veçantë, natyrisht”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se në këtë takim janë marrë vesh edhe për axhendën e takimeve të ardhshme, ku për çdo takim do t1% diskutohet nga një sektor.