Flet për herë të parë: Thaçi tregon se a ishte ai që rrëzoi Albin Kurtin nga pushteti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar për herë të parë rrëzimin e Qeverisë Kurti nga pushteti.

Thaçi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti, ai tha se deputetët e Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Ai po ashtu tha se mocioni ka qenë në një kohë të papërshtatshme pasi Kosova po përballet me pandeminë.

“As s’kam pas gisht e as dorë në rrëzimin e Qeverisë Kurti, deputetë kanë votuar për votuar dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që ju përket”, tha Thaçi në PRESSING.

Thaçi po ashtu komentoi edhe fotografinë ku shihet duke krasitur pipat në fshatin e tij në Burojë.

Ai tha se kjo nuk ishte mesazh për kryeministrin në detyrë tani Kurti dhe rrëzimin e tij nga Qeveria.

“Në politik përdoren nga njëherë edhe metaforat për qëllime të veta, nuk ka pas lidhje ajo foto, unë kam qenë në kopsht duke e ndihmuar vëllain”, tha Thaçi në PRESSING.

Thaçi tha po ashtu se thirrja e tij për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme nuk ka pasur të bën me rrëzimin e Qeverisë Kurt.