Florim Zendeli e mposht kundërshtarin serb

Florim Zendeli nga Maqedonia ka dalë fitues në meçin ndaj serbit, Aleksander Veliçkoviq.

Në Kërçovë të Tetovës po zhvillohet gara e sporteve luftarake “Super Pro Fight Night – Uskana2”.

Zendeli me një postim në Facebook iu falënderua të gjithë atyre që e përkrahën.

“EDHE SOT FITORE. U përulen krejt qytetarëve të Uskanës prej tek i pari deri tek i fundit që më përkrahen në këtë ndeshje. I juaji Florim Zendeli” – deklaroi ai.