Flutura Kusari për indeksin e Reporterëve pa Kufij: Rezultat i turpshëm i qeverisjes VV dhe Guxo

Juristja për media, Flutura Kusari ka reaguar pasi që Kosova është rënditur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporterëve pa Kufij, sa i përket lirisë së medias.

Kusari ka shkruar se kjo është alarmuese dhe një njollë e zezë që nuk do të hiqet lehtë.

Alarmuese, alarmuese, alarmuese. Nje njolle e zeze eshte shenuar sot ne historine e re te vendit tone. Njolle qe nuk do te hiqet lehte. Kosova ka shenuar regres alarmant dhe eshte renditur 19 vende me poshte ne indeksin e Reportereve pa Kufinje sa i perket lirise se medias.” – ka shkruar Kusari.

Ajo tutje ka listuar pesë arsyet pse çuan në këtë rezultat, duke e quajtur rezultat të turpshëm të qeverisë së koalicionit VV dhe Guxo.

Pese arsyet qe kane cuar ne kete rezultat te turpshem te qeverisjes se koalicionit VV dhe Guxo jane:

1. Tentim mbyllja e Klan Kosova

2. Projektligji per KPM

3. Sulmet dhe denigrimet online qe iu behen gazetareve dhe aktivisteve kur e kritikojne pushtetin

4. Emerimi i njeriut te VV-se si drejtor i televizionit ne RTK dhe gjunjezimi (presioni) financiar qe po i behet transmetuesit publik

5. Pasiguria e gazetareve.” – ka përfunduar

Lini një Përgjigje