Osmani publikon fotografi të nënës së saj që po qëndron në vijën e frontit me Covid-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere, transmeton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare, është në vijën e frontit në luftën për shëndetin tonë.

“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar Osmani./Fokusi.info/