Forcat ukrainase shkatërrojnë depon ruse

Në videon e mëposhtme shfaqen shpërthime të mëdha që ndriçojnë qiellin, ndërsa forcat ukrainse shkatërrojnë depon e municioneve ruse.

Imazhet përshtaten me strategjinë e vazhdueshme ukrainase për të shënjestruar depot ruse të municionit në javët e fundit, ku qëllimi i tyre është të privojnë forcat ruse nga mjetet e vlefshme që u nevojiten për të vazhduar të kryejnë pushtimin e tyre të paligjshëm.

Video vjen pasi më herët gjatë ditës, Kievi ka njoftuar se forcat ruse kanë bombarduar një qytet në Ukrainën lindore duke lënë gjashtë persona të vdekur.

E sipas raportimeve, nga bombardimet janë dëmtuar edhe një ndërtesë banimi, një shkollë, një kopsht fëmijësh dhe një kolegj mjekësor.

Nacionale